Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë një konference për media, është shprehur se kompania amerikane e kontraktuar për të drejtuar fushatën e PD-së për zgjedhjet e 11 majit, nuk ka asnjë tagër lobimi.

Kjo sipas tij, do të thotë që ekipi i Chris LaCivitas, është kontraktuar për fushatën, jo për heqjen e non gratës nga SHBA.

“Nuk ka kompania e kontraktuar për zgjedhje, nuk ka asnjë funksion dhe lidhje si kompani lobimi. Në vendin e vetë këto kompani, ose këto veprimtari, janë me kuadër të ndryshëm ligjor. Nëse shkoni të konferenca e parë, ua kam sqaruar se kjo kompani nuk ka asnjë tagër për qëllime lobimi”, tha Berisha.