Gazetarja Klodiana Lala ka bërë renditjen e personave më të rrezikshëm sipas saj në vendin tonë.
Lala tha se për të më i rrezikshmi është i riu nga Lushnja, Laert Haxhiu, ndërsa pas tij sipas saj është Ibrahim Lici. Sipas saj, boss-i i Haxhiut është në një nga burgjet e sigurisë së lartë, ndërsa Lici nuk ndodhet fare në Shqipëri.
“Për mua më i rrezikshmi që duhet të kapet është Laert Haxhiu, ka mbështetjen e një prej grupeve më të rëndësishme kriminale në vend, e kryen vrasje për llogari të tyre.
Kreu i grupit që e kontrakton për të kryer krimet është i dënuar në një prej burgjeve të sigurisë së lartë. Ka precizion dhe ka shumë njerëz besnikë pranë tij. Tentoi që të vriste nipin e Aldo Bares. I dyti është Ibrahim Lici, është një ndër njerëzit që ka shumë saktësi. Edhe pse vetë nuk e pranon, qëllon me të majtën, është mëngjerash. Janë shumë të rrallë vrasësit me të majtën. Në dijenë time ndodhet jashtë vendit. Më pas, Jani Aliaj, Talo Çela, i fundit është Erion Llapushi,”-tha Klodiana Lala.