Gjykata e Lartë ka pezulluar vendimin e Gjykatës së Apelit, duke i hequr kështu mundësinë e shfrytëzimit të Lagunës së Patokut familjes Cali.


Gjykata e Lartë ka shtyrë seancën për ish-deputetin Armando Prenga për shkak të mungesës së një prej anëtarëve të trupit gjykues.


Seanca e radhës është caktuar në 27 mars. Përfaqësuesit e familjes Çali kanë deklaruar se laguna shfrytëzohet nga disa pukjanë, që veprojnë të mbështetur nga Armando Prenga.


Familja Çali prej kohës është në konflikt me familjen Prenga për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut.


13 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)