Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është përplasur në Kuvend me kreun e “Partia Mundësia” Agron Shehaj, i cili akuzoi qeverinë se po mbron ministren Belinda Balluku, e pandehur nga SPAK.

Shehaj kërkoi interpelancë me kryeministrin Rama dhe u ndal te kreu i Grupit të PS-së, duke thënë: “Del Taulant Balla dhe thotë: ‘Pyesni ChatGPT’. Taulant Balla thotë që s’flet keq për gjykatësit dhe prokurorit. S’ia mban Taulantit. E keni të kotë. Ky është një ndryshim historik”.

Balla iu drejtua Shehajt duke i thënë se duhet të lajë gojën para se të përmendë emrin e tij, e po ashtu të bëjë kujdes pasi Lulzim Basha mund të tregojë sa para ka paguar për të fituar mandatin në vitin 2017.

“Për tu bërë interesant për rrjetin social, vjen bërtet dhe kujton se është interesat Kur të përmendësh emrin tim laj gojë. Por bëj gargare me ujë të kripur Vlorë. Se po u pendua Lul Basha do tregojë se sa para ke dhënë për të marrë mandatin”, tha ai.