Ilaria Sula është një nga emrat, historia tragjike e së cilës tronditi jo vetëm shqiptarët, por edhe Italinë, aty ku humbi jetën nga duart e ish të dashurit të saj.

Prindërit e saj, Gëzime dhe Flamur Sula, kanë rrëqethur me rrëfimin e tyre në emisionin “Verissimo”.

Mamaja e 22-vjeçares ka treguar se ka qenë ajo që e ka larë për herë të fundit, momente që sipas saj I kanë kujtuar edhe kohën kur për herë të parë e mori në krahë pasi e solli në jetë.

“Ashtu si e preka për herë të parë kur lindi, e sistemova me duart e mia ditën e fundit. Doja ta laja vetë, ta prekja trupin e saj. I thashë burrit: dua t’i blej një fustan princeshe për vajzën tonë, sepse ajo ishte princesha e shtëpisë. Shkova i bleva fustan dhe këpucë. E lava vetë, e preka kudo, e rregullova vetë atë ditë”, tha ajo.

Me lotët që me zor i dilnin për shkak të dhimbjes, Gëzimja ka rrëfyer seshko ccdo ditë në varrin e së bijës, ku i flet për ëndrrat që e bija nuk mundi t’I realizonte. Prindërit e Ilarias kanë kërkuar drejtësi për të bijën teksa ka kaluar një vit nga ngjarja tragjike.

“Shkoj çdo ditë, ulem dhe i flas për ëndrrat që nuk arriti t’i realizojë. Ajo mezi priste të diplomohej. Sot është Ilaria ajo që më jep forcë të vazhdoj, jam këtu për të kërkuar drejtësi për të. Jeta jonë ka ndryshuar plotësisht. Ne nuk jetojmë më, ne mbijetojmë. Ecim përpara për djalin tonë Leon dhe për të marrë drejtësi për vajzën tonë Ilaria. Buzëqeshja nuk do të kthehet më në fytyrat tona, por Ilaria duhet të ketë drejtësi”, tha ajo.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mars të 2025 në Romë, ku Ilaria u vra nga ish i dashuri i saj, Mark Antony Samson, i cili ka pranuar krimin.