Një 14-vjeçare është vetëhedhur nga ballkoni i shtëpisë së saj, në lagjen nr 14 të Korçës.

Mësohet se ambulanca ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke e transportuar të miturën drejt spitalit.

E mitura është hedhur nga kati i tretë i pallatit ndërsa u transportua me shenja jete në spitalin e Korçës dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Korçë / Informacion paraprak

Rreth orës 15:20, në lagjen nr. 14, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, një shtetase e mitur, rreth 14 vjeçe, e cila aktualisht po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.