Një aksion i zhvilluar nga Drejtoria e Policisë së Durrësit po vijon në zonën e Shkozetit, ku janë shoqëruar disa persona.
Të arrestuarit janë kapur me armë zjarri të tipit pistoletë.
Sipas burimeve policore, dy personat e ndaluar janë përsëritës të kësaj vepre penale dhe po hetohet nëse janë të përfshirë në ngjarje të tjera kriminale.
Informacione të mëtejshme priten të publikohen në orët në vijim.
