Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shoqëruar sot nga BKH dhe SPAK, pas një aksioni në Bashkinë e Tiranës.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se ndaj kreut të bashkisë Tiranë është caktuar masa ‘Arrest me burg’.
Kryebashkiaku Veliaj ndodhej në ambientet e Bashkisë Tiranë dhe u shoqërua nga agjentët e BKH-së.
Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).
Vijon…