Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në ambientet e Bashkisë së Tiranës.
Bëhet me dije nga burimet për media se Rama ka patur një takim urgjent me nënkryetarët e bashkisë, teksa tema e diksutimit ka qenë arrestimi i kryetarit aktual Erion Veliaj.
Takimi nuk ka zgjatur shumë ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë me urdhër të SPAK, Erion Veliaj është vënë në masën e sigurisë “Arrest me burg”, teksa mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa rëndon masa e sigurisë “Arrest ne shtëpi”.
