Opozita ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë, të thirrur nga lideri i PD-së, Sali Berisha.

Menjëherë pas përfundimit të fjalës së Berishës, protestuesit filluan hedhjen e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt godinës së Kryeministrisë.

Reagimi i forcave policore ishte i menjëhershëm, të cilat hodhën ujë për të shpërndarë protestuesit.