Pas lajmit të kobshëm së ekzekutimit të një shqiptari në Ekuador, një tjetër shqiptar është vrarë në Antwerp të Belgjikës mbrëmjen e kaluar.

Ai është identifikuar si Bledar Muça dhe është krahu i djathtë i Florenc dhe Ardian Çapjas.

Për herë të parë emri i Muçës doli në “skenë” në vitin 2016. Ai mbeti i plagosur pas një atentati, ku në shënjestër ishte bashkë me Florenc Çapjan.

I lindur dhe i rritur në Elbasan, Bledari është vëllai i Ferit Muçës, 42-vjeçarit që u plagos rëndë në të njëjtin atentat.

Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në qytetin e Elbasanit, por që asnjëherë nuk iu provuan nga policia dhe nga prokuroria.