Gjatë seancës plenare, deputetja Elisa Spiropali dhe Flamur Noka kanë pasur një përplasje verbale me Agron Shehajn, i cili refuzoi të largohej nga foltorja pas përjashtimit nga seanca.
Spiropali i kërkoi largimin duke thënë: “Liro foltoren, Agron! Boll me teatër. Nuk jemi në dispozicionin tënd. Hajde ik tani. Largohu se je i përjashtua nga seanca.”
Nga ana tjetër, Noka e shtyu Shehajn duke thënë: “Je bërë klouni i Erion Veliajt. Mu hiq qafe se po flas. Nuk i bëj debate me ty.”
Situata ka përshkallëzuar tensionet në sallën e Kuvendit, duke ndërprerë përkohësisht punimet. Garda ka ndërhyrë duke e larguar deputetin Shehaj nga foltorja që Noka të mbante fjalën e tij.
