Gjykata ka vendosur dënimin me 23 vite burg për ish-policin, Tomor Çela, i akuzuar për vrasjen e dy personave në vitin 1997, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Tomor Çela në vitin 1997 vrau Elton Danin e Ledian Hoxhën pas një debati për përplasjen e makinave.

Sipas dosjes hetimore, 3 ditë para ngjarjes ish-polici u aksidentua me makinë me dy personat.

Pas aksidentit ata nuk ranë dakord për dëmet e shkaktuara të mjeteve duke nisur një konflikt.

Vetëm pak ditë pas përplasjes Tomorr Çela akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri automatike ndaj dy viktimave duke ju shkaktuar vdekjen e menjëhershme.