Rexhep Meta, babai i ish-Presidentit Ilir Meta ka ndërruar jetë ditën e sotme. Mësohet se Meta ka ndërruar jetë ditën e sotme dhe nesër pritet që të përcillet për në banesë të fundit.  

Drejtoria e Burgjeve bëjnë me dije se ish-presidenti Meta do të shoqërohet nesër në Çepan të Skraparit, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore për të atin.