Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, është paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), këtë të hënë.
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Më herët Bardh Spahisë i është komunikuar akuza e pengimit të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.
Kjo është e disata herë që Spahia paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pasi është thirrur më parë më, 21 janar 2025, 24 dhjetor dhe 2 tetor të vitit të kaluar.