KAS merr vendimin, kutitë e Tiranës do të hapen!
Pas diskutimeve dhe akuzave për vjedhje votash nga Partia Demokratike bëhet me dije së fundmi se kutitë e votimit të qarkut Tiranë do të hapen.
PD akuzon vazhdimisht kundërshtarët fitues të zgjedhejve të 11 majit për vjedhje dhe mashtrim për votat, duke kërkuar vazhdimisht hapjen dhe rinumërimin e tyre.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur që kutitë e qarkut të Tiranës, në zgjedhjet e 11 majit 2025, do të rinumërohen dhe do të rivlerësohen.
Në mbledhjen e sotme të KAS, u tha se me kërkesë të dy anëtarëve të komisionit është vendosur hapja e kutive për Tiranës.
Vendimi erdhi pas kërkesës së opozitës.
“Me Shumicë votash, KAS rrëzoi kërkesën e Koalicionit PD-ASHM për kqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë.
Gjithashtu, bazuar në nenin 136, pika 3 e Kodit Zgjedhor, anëtarët z. Elvis Çefa dhe z. Ledio Braho kërkuan që të bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë. Duke marrë në konsideratë që ky proces kërkon kohë për përgatitjen e logjistikës, fillimi i këtij procesi do të njoftohet në një moment të dytë”, njofton zyrtarisht KAS.//TCH
