Paraditen e kësaj të hëne, një konflikt mes disa personave ka shpërthyer në Kamëz, ku raportohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia është njoftuar menjëherë për ngjarjen dhe ka nisur menjëherë në vendin e ngjarjes për të bërë hetimet e nevojshme.

Ndërkohë, ende nuk raportohet nëse ka persona të lënduar si pasojë e këtij konflikti.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën OSBE, ku forcat e policisë kanë rrethuar një automjet që ka dëmtim në xhamin e parë. Aktualisht po kryhen verifikime për të përcaktuar nëse dëmtimi është shkaktuar nga plumbi apo nga sende të tjera.

Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.