Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në fshatin Kuman të Fierit.
Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se një 80-vjeçar ka vrarë me armë zjarri të shoqen 75-vjeçare dhe më pas veten.
Nga hetimet paraprake mësohet se krimi është kryer me armë zjarri pushkë, por rrethanat dhe motivet nuk janë zbardhur ende.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e krimit.
“Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten”, njofton policia.
