Me 85 vota pro, dhe tre kundër Endrit Shabani u votua në Kuvend si Avokat i Popullit me mbështetjen e shumicës socialiste.
Shabani do të zëvendësojë kështu Erinda Ballancën e cila qendron në detyrë 3 vite mbi mandatin, për shkak të ngërçit që ka prodhuar Partia Demokratike këto tre vite.
Herë procedura e herë emri i pretendentit per Avokatin e ri te Popullit i përplasën palët shumë ashpër në parlament në seancën e sotme.
Pasi mbështeti me firma 6 kandidatë, e më pas deklaroi tërheqjen nga nënshkrimet, Partia Demokratike kërkoi në seancë plenare që zgjedhja e Avokatit të Popullit të hiqej nga rendi i ditës, institucionit që prej mungesës së konsensusit politik drejtohet 3 vite përtej mandatit nga Erinda Ballanca.
- Tartar Bazaj 1 vota pro, 79 abstenim
- Skendër Haluci 1 pro, 72 abstenim, 14 kundër
- Adriana Kalaja 0 vota pro, 79 abstenim
- Besim Ndregjoni 0 vota pro, 61 abstenim, 21 kundër
- Endrit Shabani 85 vota pro
