Votimi për të zgjedhur Avokatin e Popullit ka nisur në seancën e sotme plenare. Në momentin që do të zgjidhej Avokati i Popullit, opozita ka braktisur seancën plenare.
Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Kuvend mbrëmjen e sotme. Momenti që Rama ka hyrë në Kuvend, ka qenë kur do të bëhej votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Pasi është zgjedhur Endri Shabani si Avokat i Popullit, Rama është larguar nga salla.
