Policia e Lezhës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes së Martin Prengës në Fan të Mirditës.

Bëhet e ditur se autori i dyshuar është një shtetas 25- vjeçar me inicialet F.Gj. Policia ka njoftuar se bashkë me të është ndaluar dhe një person tjetër i dyshuar si i përfshirë në plagosje.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të premtes pas një konflikti të çastit, mes 51-vjeçarit Prenga dhe dy personave të tjerë.

“Nga hetimet e paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në autostradën Rrëshen -Kukës, në Fan, Mirditë pas një konflikti të çastit të shtetasit M.P. me dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre, por për shkak të hetimit, nuk bëjmë me dije  të dhëna të tjera për identitetet e tyre”, njoftonte policia në informacionin paraprak të premten.