Kryeministri francez Francois Bayrou ka humbur votëbesimin që kërkoi në qeverinë e tij. Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar me 364 vota pro dhe 194 kundër për ta shkarkuar atë nga detyra dhe për të rrëzuar qeverinë e tij të pakicës. 25 deputetë të tjerë abstenuan.
Rezultatet
Francois Bayrou, i cili mori detyrën vetëm nëntë muaj më parë, duhet të paraqesë dorëheqjen e qeverisë së tij të pakicës pas humbjes në votimin e së hënës pasdite. Gjatë fjalës në Kuvend, Bayrou bëri thirrje për unitet, ndërsa përpiqej të fitonte mbështetje si për kryeministrinë, ashtu edhe për planin e tij ambicioz për të frenuar shpenzimet publike të Francës.
Duke argumentuar se deficitet publike në rritje të vendit po kërcënojnë të ardhmen e ekonomisë së dytë më të madhe të Bashkimit Evropian, zoti Bayrou tha se borxhet shtetërore do të rëndojnë mbi brezat e ardhshëm dhe do ta lënë Francën të cenueshme ndaj kreditorëve të huaj.
“Vendi ynë funksionon, mendon se po pasurohet, por vazhdon të varfërohet”, tha ai.