Kryedemokrati Sali Berisha do të paraqitet ditën e sotme në orën 10:00 të paradites në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen “Partizani”.

Berisha e cilëson vendosjen e masës ndaj tij një akt të turpshëm politik në të cilin ai thotë se “Prokuroria në kundërshtim me Kushtetutën kërkon t’i ndalojë fjalën e lirë”, ndërsa gjykatësin e krahason me një kukull të partisë që vendos sipas kërkesave të tyre.

Ish-Kryeministri akuzohet për korrupsion në dosjen hetimore të ish-klubit Partizani.