Një plagosje me thikë ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit në Durrës pasditen e sotme.
Nga të dhënat paraprake rezulton se i dëmtuari është rreth 45 vjeç. Ai ndodhet në urgjencë pasi u shoqërua nga policia. Nga bluzat e bardha mësohet se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
Policia thotë se rreth orës 16;30, në vëndin e quajtur “Stacioni i trenit”, në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit G. Gj., 38 vjeç dhe shtetasit A. L., 51 vjeç, është plagosur me mjet prerës (thikë), 38-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.