Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton po ashtu se është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.
Shkarkimi i dy krerëve të policisë ka ardhur pas motivacionit se nuk kanë marrë masat e duhura për protestën e djeshme të opozitës që shkaktoi trazira.
Po kështu “u rrezikua jeta e shtetase të huaj” që jetojnë në Tiranë, pasi Policia nuk mori përsipër sigurinë.

