Policia e Shkodrës ka reaguar me njoftim zyrtar, në lidhje me shpërthimin e ndodhur në një biznes mbrëmjen e së martës.

Sipas uniformave blu, ngjarja ndodhi rreth orës 22:20, në lagjen “Skënderbeg”, te dera e një subjekti për reklama, ku dyshohet se është vendosur lëndë plasëse.

Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.