Shkodra është zgjuar e tronditur mëngjesin e kësaj të premte, pasi ka ndodhur një shpërthim me tritol. Lënda eksplozive është vendosur në lokalin e efektivit te policisë së Shkodrës, Ndrek Rrasa.
Policia vendase ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 e 30 minuta ne fshatin Grude e Re. Nga sa mësohet pasi i kane vendosur tritolin lokalit kanë djegur edhe furgonin e parkuar para lokalit qe ishte ne pronësi të efektivit
Gjithashtu njoftohet se shpërthimi nuk ka patur lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.