Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ku raportohet për një viktimë dhe tre të plagosur.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Kole Idromeno”.
Nga të shtënat mësohet se është qëlluar me plumb Erogen Vaso, vëllai i të arresuarit Denis Brajoviç.
Gjithashtu është qëlluar edhe shtetasi Armando Pali, i cili dyshohet se është viktima.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por dyshohet se mes të plagosurve është edhe një kamerier.