Në Berat është gjetur një kafkë e dekompozuar brenda një qeseje. Mësohet paraprakisht se kafka e dekompozuar është gjetur pranë varrezave të qytetit.

Sipas burimeve, mësohet se kafka e dekompozuar dyshohet se i përket një gruaje dhe u gjet pranë varrezave të qytetit nga punonjësit e tyre.

Po kështu po punohet nëpërmjet kamerave të sigurisë të shtëpive e bizneseve përreth varrezave dhe në dalje të rrugës nacionale, për të zbuluar identitetin e shtetasit që e ka hedhur këtë qese me kafkën brenda, pranë varrezave.