Mbrëmjen e sotme u bë me dije se një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në oborrin e një banese. Në njoftimin e policisë theksohet se tritoli është vendosur nga disa persona ende të paidentifikuar. Policia sqaron se banesa është në pronësi të 60-vjeçarit Metin Bushati, arsimtar.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., rreth 60 vjeç, nga persona ende të paidentifikuar është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.