Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës, ku një vajzë vetëm 17 vjeç është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët, pasi ka marrë plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Sipas burimeve nga spitali, e reja ka qenë në gjendje të vetëdijshme në momentin që ka mbërritur dhe aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, përfshirë edhe një skaner për të përcaktuar natyrën dhe shkallën e dëmtimeve.

Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë të qarta dhe pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Vlorës për të hedhur dritë mbi shkaqet dhe dinamikën e incidentit.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”.