Gjykata e Shkodrës jep masat e sigurisë për 4 efektivet e forcës “Shqiponja” që u arrestuan nga AMP për atentatin e 30 tetorit me 4 viktima.

“Detyrim paraqitje”, “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim nga detyra” janë masat që u morën për katër policët të cilët u arrestua për masakrvn e Dobraçit.

Kujtojmë se Agjencia e Mbrojtjes Policore referoi në Prokurori disa prej efektivëve të Policisë së Shkodrës në lidhje me masakrën e Dobraçit.

Efektivët akuzohen se shpërdoruan detyrën sepse nuk ndaluan personin e dyshuar si i treti në makinë. Pas masakrës burimet thanë se një person i tretë kishte qenë në makinë me dy viktimat Hamza Lici dhe Arlind Bushati që u vranë në një pritë me armë zjarri. Dyshohet se personi i tretë ka qenë ende në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur vrasja dhe nuk është ndaluar nga efektivët e Shqiponjave.