Prokurori Klodian Braho është kreu i ri i SPAK nga votimi i sotëm në KLP. Ai u zgjodh me 7 vota si pasues i Altin Dumanit.

Mandati i tij parashikohet të jetë 3-vjeçar. Kandidati tjetër Adnan Xholi mori 3 vota.

1 votë shkoi për Elvin Gokaj. Ndërsa Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.

Braho merr zyrtarisht detyrën më 19 dhjetor pasi t’i përfundoj mandati kreut aktual Altin Dumanit.