Pas vetëm pak ditë më parë ku një pallat u përfshi nga flakët masive tek Komuna e Parisit në Tiranë, një tjetër ngjarje e ngjashme është regjistruar në po të njëjtën zonë.
Policia bën të ditur, se kësaj here, flakët kanë përfshirë garazhin e një pallati. Menjëherë ka nisur evakuiimi i banorëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.01.2025, rreth orës 18:00, tek Komuna e Parisit, tek Kika 1, ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati 8-katësh.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të cilët po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për percaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
