Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, ku ka rënë zjarr në një godinë dhe si pasojë ka ndërruar jetë një 82-vjeçar.

Policia ka njoftuar se viktima është shtetasi me inicialet SH. K., i cili banonte në godinën në afërsi të liqenit të Kukësit.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru zjarri.

Kukës/Informacion paraprak:

Më datë 28.10.2022, rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, ka rënë zjarr në një godinë  dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Sh. K., 82 vjeç, i cili banonte në këtë godinë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen të gjitha veprimet proceduriale për sqarimin e  plotë të rrethanave të  ngjarjes.