Një lajm shumë të madh në rrugën drejt Bashkimit Europian, e ka cilësuar zëvendësministri i Drejtësisë Tedi Dobi, për Konferencën e 8 Ndërqeveritare Shqiëpri-BE. Në një lidhje direkte nga Brukseli ai tha se vendi tashmë ka hyrë në fazën finale të procesit të negociatave.

“Sot kemi marrë një lajm shumë të madh nga Brukseli, i cili çuditërisht pres Brukselit është me goxha ngrohtësi. Ky është një moment shumë i rëndësishëm. Shqipëria ka marrë të drejtën për të shkuar në fazën finale. Pra nuk është çështje notash kaluese, është fakti që ne kemi arritur një standard vlerësimi në bazë të të cilit tashmë mendohet që Shqipëria ka arritur nivelin e formësimit shtetëror dhe të shtetit të së drejtës që mund të fillojë mbylljen e kapitujve”, tha ai.

Ai theksoi se Shqipëria dhe Mali i Zi janë aktualisht dy vendet e vetme kandidate që kanë arritur këtë nivel në procesin e integrimit. Sipas tij, Mali i Zi e arriti këtë fazë pas nëntë vitesh, ndërsa Shqipëria në vetëm 80 muaj.

“Në të tërë vendet kandidate, janë gati 10 vende kandidate. Vetëm Mali i Zi dhe Shqipëria e kanë arritur këtë moment. Mali i Zi në proces duhet ta them ka filluar në dhjetor 2013 dhe është përfunduar në 2024-n. Pra një nëntë vjet për të arritur, ne e kemi arritur në 80 muaj. Afati është shumë i shkurtër”.

Pavarësisht kësaj arritjeje, Dobi thekson se Shqipërisë i janë caktuar shumë detyra për t’u përmbushur në vijim. Sipas reformat duhet të vazhdojnë me ritëm të shpejtë, ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit politik për çështje si kodi zgjedhor dhe forcimi i institucioneve demokratike.

“Një numër shumë i madh institucionesh të përfshira dhe patjetër tashmë na janë dhënë detyra shumë të rëndësishme që duhet t’i vazhdojmë. Reforma e arritur deri tani, do vazhdohet në fazën tjetër se patjetër do t’i shqyrtojmë me shumë kujdes me gjithë grupet e punës me këtë ritëm shumë të shpejt. Sfida më e madhe është patjetër vazhdimi i ritmit të fortë të reformave. Pra siç është thënë disa herë, e rëndësishme është jo vetëm fakti që tashmë kemi reformën të filluara, por vazhdimi me këtë ritëm shumë të fortë. Pra mbajtja e të tërë institucioneve në vijën e duhur të punës. Një element tjetër është diskursi partizan, duke qenë se disa masa të rëndësishme që përmendën dhe konkurrencën e sotme si çështje kodit zgjedhor dhe funksionimi ose konsolidimi i institucioneve demokratike kërkojnë aktivizim të tërë palëve, sepse element shumë i rëndësishëm që duhet të ketë parasysh është që integrimi u shërben shqiptarëve në tërësi”, tha ai.

I pyetur për problematikat në sistemin e drejtësisë dhe burgjeve, ai tha se sfida të tilla ekzistojnë edhe në vende të Bashkimit Europian dhe se procesi i integrimit është një rrugë e vazhdueshme reformash. Sipas tij, çështjet e pronësisë, digjitalizimi dhe të drejtat themelore mbeten prioritete kyçe në fazën e ardhshme të negociatave.

“Element shumë i rëndësishëm është raporti i sundimit të ligjit. Çështja e beklogut. Beklog këto janë çështje që shumë vende të tjera kalojnë. Janë probleme shumë të rëndësishme që do trajtohen, por është një proces se është gjithmonë në vazhdimësi dhe arritja e këtij stadi të tanishëm na ka vendosur themelet e mira. Do shkojmë patjetër në fazën tjetër, por në një rrugë shumë të gjatë do kemi shumë procese për të bërë për të mirën e publikut”.

Duke folur për problematikat në sistemin e drejtësisë dhe burgjeve, ai tha se sfida të tilla ekzistojnë edhe në vende të Bashkimit Europian dhe se procesi i integrimit është një rrugë e vazhdueshme reformash. Sipas tij, çështjet e pronësisë, digjitalizimi dhe të drejtat themelore mbeten prioritete kyçe në fazën e ardhshme të negociatave.