Protestuesi që u rrëzua pa ndjenja në bulevard gjatë protestës ka arritur të përmendet, ndërsa po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spital.

Në pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, ai shihet nën kujdesin e mjekëve, teksa tashmë është në gjendje të komunikojë.

“E kam familjen në Athinë”, dëgjohet të thotë protestuesi, duke dhënë shenja përmirësimi pas momentit kur humbi ndjenjat në bulevard.