Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar zyrtarisht këtë të hënë përdorimin e medikamenteve GLP-1 si ilace të cilat mund të përdoren për të trajtuar obezitetin tek të rriturit, duke shënuar kështu një kthesë historike për trajtimin e problemeve të mbipeshë.

Ilace të tilla si Ozempic sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë mund të jenë pjesë e një strategjie afatgjatë që mund të kombinohen me ushqyerjen e shëndetshme dhe aktivitetin fizik.

Më parë mjekët dhe shkenctarët kishin ngritur shqetësimin mbi përdorimin e këtij medikamenti nga persona që kërkonin të humbin peshë në mënyrë të shpejt, pasi ky medikament ishte projektuar të përdorej vetëm nga Personat diabetik.

Medikamentet e ndryshme GLP-1 mund të merren një here në javë përmes injektimit të tyre nga një shiringë në krah dhe ky medikament vepron si një hormone natyral që bind trurin për të ulur ndjeshëm ndjesinë e Urisë.

Ilacet të tilla si Ozempic janë provuar klinikisht se sjellin jo vetëm humbje peshe por gjithashtu ulin rrezikun e sëmundjeve që lidhen me obezitetin të tilla si presioni I lartë I Gjakut, Infrakti apo goditjet në tru.

Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë u publikuan këtë të hënë në reviztën shkencore JAMA.

Organizata Botërore Shëndetësisë e cila përcaktoi medikamente të tilla si Ozempic të sigurta për trajtimin e diabetit në muajin shtator të këtij viti pas mijëra provave të suksesshme, deklaroi se rekomandimi I tyre për trajtimin e diabetit përmes medikamenteve GLP-1 erdhi pas kërkesave të vendeve anëtare.

Obeziteti dhe mbipesha janë konsideruar vazhdimisht në vitet e fundit si sëmundja e shekullit për shkak të komplikacioneve shëndetësore që ai shkakton.