Presidentja e Liberisë shkarkon 10 zyrtarë që lanë vendin në baltë
Presidentja e Liberisë, Ellen Johnson Sirleaf, ka shkarkuar dhjetë zyrtarë qeverie, të cilët kanë qenë jashtë vendit pa asnjë justifikim teksa Ebola ka gjunjëzuar shtetin. Ajo tha se zyrtarët kanë treguar pandjeshmëri ndaj tragjedisë së shtetit dhe mospërfillje ndaj autoritetit. Të dhjetëve iu dha një ultimatum njëjavor më shumë se një muaj më parë për t’u kthyer në vend. Sierra Leone, Liberia dhe Guineja janë vendet më të goditura, ku Ebola ka shkaktuar më shumë se 2400 të vdekur. Më shumë se gjysma e atyre që kanë mbetur të vdekur kanë qenë në Liberi. Zyrtarët janë pushuar nga puna menjëherë. Tetë zyrtarë të tjerë janë paralajmëruar për të njëjtën arsye.
Papa marton 20 çifte në Vatikan
Dyzet ‘po’ u thanë në Bazilikën Shën Pjetër të dielën teksa Papa Frençesko martoi 20 çifte, ku njëra prej nuseve ishte tashmë nënë. Në predikimin e tij, Françis e quajti familjen tullën që ndërton shoqërinë. Mes çifteve, të gjitha nga Roma, kishte edhe nga ata që jetonin tashmë bashkë. Vatikani e mendon seksin jashtë martese si mëkat, por Papa vërejti se kisha duhet të falte. Ai tha se martesa ishte jetë e vërtetë dhe jo një shou televizioni. Shumë të krishterë i kanë bërë presion Vatikanit të lejojë të divorcuarit që rimartohen të marrin pjesë në kungim. Vatikani, nga ana e tij, ka qëndruar i patundur dhe është shprehur se kjo mund të ndodhë vetëm nëse ata braktisin seksin.