Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të një karburanti, ku ka mbetur i plagosur rëndë një 21 vjeçar.

Sipas informacioneve të para, mësohet se një mjet tip “Benz” është përplasur me një motor dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranës.

“Në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të një karburanti mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Z.,21 vjeç është përplasur me mjetin motor me drejtues shtetasin T.N.,21 vjeç, i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.
Drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi A.Z.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.“, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./Gazeta SHQIP