Një aksident është raportuar ditën e sotme në Tiranë, pranë Drejtorisë së Policisë, në Tiranë.

Mësohet se një automjet është përplasur me një motor dhe për pasojë, i aksidentuar ka mbetur drejtuesi i motorit. Ai është dërguar për në spital, ndërkohë raportohet se nuk ka rrezik për jetën. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimi ne rrethanave të aksidentit.