
Dy vajza kanë humbur jetën si pasojë aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan.
Aksidenti i rëndë ndodhi disa minuta më parë, në dalje të tunelit të Krrabës, ku mjeti tip “Benz”, dyshohet se ka goditur mjetin tip “Volkswagen” ku ishin 4 vajza.
Për pasojë, dy prej vajzave si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital, ndërsa dy të tjerat ndodhen në gjendje të rëndë.
Pas aksidentit, vajzat mbetën të bllokuar anë automjet, ndërsa u deshën disa minuta për forcat zjarrfikëse për nxjerrjen e tyre dhe dërgimin drejt spitalit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, mjeti tip “Benz”, dyshohet se ka goditur mjetin tip “Volksëagen”, ku udhëtonin 4 shtetase.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të 4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, të cilat u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ku 2 shtetase si pasojë e palagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit.