Ramazan Rraja, i shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijakut është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia.

Ramazan Rraja ka qenë në Dubai, ndërsa përmes informacioneve të siguruara nga SPAK është arritur të lokalizohet. Gjatë ditëve të fundit ai ishte kthyer në Shqipëri, dhe pasi është mbajtur nën vëzhgim, policia e ka vënë në pranga.

Ramazan Rraja është nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja, ndërsa ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, alias Pëllumb Muharremi, i njohur si Rrumbu i Shijakut, ngjarje në të cilën mbeti i vrarë shoferi i prokurorit, Andi Maloku.