Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ende nuk dihen detaje se pse ka përfunduar në SPAK ish-ministri i Energjitikës, pasi kjo është hera e tij e parë që shkel në ambientet e institucionit të drejtësisë.
Burime për mediat bëjnë me dije se Gjiknuri është thërritur për të dëshmuar në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen e abuzimeve të ndodhura gjatë zbatimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.
Gjiknuri, në kohën kur ishte Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë kallëzoi në prokurori abuzimet e konstatuara nga raporti i auditit të kryer për zbatimin e këtij projekti dhe përgjegjësitë e ish-drejtuesve të ARRSH.
Ish-ministri urdhëroi auditin dhe dorëzoi kallëzimin në Dhjetor të vitit 2017. Ai po jep sot sërish shpjegime për këtë çështje pas pafajësisë që morën ish-zyrtarët e kallëzuar.