Luan Baçi, deputet i Partisë Demokratike, është thirrur nga SPAK pas një kallëzimi të bërë nga Aredin Behari, i cili akuzon Baçin për fshehje të një pasurie prej gati 800 mijë euro.
Sipas Behari, në periudhën 2010-2011, Baçi, përmes bashkëshortes së tij, ka investuar 783 mijë euro cash në një kompleks turistik në Vlorë, por nuk e ka deklaruar këtë investim për t’u shmangur një hetimi të mundshëm nga SPAK.
Ai pretendon se një hetim do të tregonte se Baçi ka pastruar para të korrupsionit dhe ryshfeteve gjatë kohës që ka shërbyer si Drejtor i Transportit Rrugor në Fier.
Në kallëzimin e tij, Behari detajon se Baçi ka kryer pagesa cash për investimin dhe blerjen e disa njësi në kompleksin Diamond Hill & SPA, të cilat nuk figurojnë në deklaratat e pasurisë së tij pranë ILKDP. Kjo situatë ngrit pyetje serioze mbi transparencën dhe ligjshmërinë e veprimeve të deputetit.