Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka dorëzuar ankimimin ndaj akuzave për korrupsion përmes avokatëve të tij, të cilët kanë dërguar kërkesën zyrtare me postë.
Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohen për ndërtimin e një skeme të ndërlikuar korruptive, e cila dyshohet se ka lehtësuar përvetësimin e fondeve publike. Sipas hetimeve, fondet janë transferuar në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe organizata jofitimprurëse (OJF) përfituese të projekteve të financuara nga Bashkia e Tiranës.
Autoritetet vijojnë hetimet mbi këtë çështje, ndërsa pala mbrojtëse ka kërkuar rishikimin e vendimit, duke pretenduar se akuzat nuk qëndrojnë. Në ditët në vijim pritet të ketë zhvillime të mëtejshme mbi këtë rast.