Një person i plagosur me armë zjarri është paraqitur pasditen e sotme në urgjencën e spitalit të Beratit.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se i riu, i seksit mashkull, ka shkuar vetë në spital, teksa nuk dihet asgjë për gjendjen e tij shëndetësore.
Policia ka mbërritur gjithashtu në spitalin e Beratit dhe po punoj në zbardhjen e kësaj ngjarje.