Akuzohej për trafik droge në Itali, Gjykata e Lartë liron Kreshnik Farrukun.

Ai u arrestua mbrëmjen e 11 janarit 2025 me urdhër të SPAK, teksa GJKKO kishte firmosur masën e sigurisë arrest në burg ndaj tij.

Kreshnik Farruku u prangos në Manzë të Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Firenzes me qëllime ekstradimi drejt Italisë.

Në seancën e 7 janarit, Gjykata e Durrësit kishte marrë në shqyrtim kërkesën për arrestimin e përkohshëm ndaj Kreshnik Farrukut, pasi Gjykata e Breshias në Itali, me vendimin nr.Nr. 12042/2020 RGNR-5352/2021 RI GIP, datë 29.08.2024, ka caktuar ndaj tij në masën e sigurimit “Arrest në burg”, si të dyshuar për veprat “Organizat kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga legjislacioni penal Italian.

Ndaj 51-vjeçarit njihet edhe si Kreshnik Budlla rëndojnë akuzat ‘Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Kreshnik Farruku akuzohet nga drejtësia italiane për trafik kokaine nga Amerika Latine.

Kreshnik Farruku, i njohur si kreu i klanit “Farruku” akuzohet si anëtar i një grupi të strukturuar kriminal që trafikonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut drejt porteve detare italiane kryesisht atij të Livornos.