Kati i parë i një mobilierie është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, rreth orës 03:00.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e brendshme të biznesit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Gjithashtu mësohet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur izolimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së tij në katet e tjera të objektit apo në bizneset përreth.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit.