Një tjetër viktimë është regjistruar në plazhet shqiptare, duke e thelluar bilancin e mbytjeve në det këtë fund sezoni turistik.


Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se një 41-vjeçar nga Tirana është mbytur në plazhin e Gjeneralit.


Kavajë/Informacion paraprak. 


Më datë 05.09.2020, rreth orës 17:20, tek plazhi i Gjeneralit, në Kavajë, shtetasi E.M.,41 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.